Kryefjala Logo

Erërat e forta në Stamboll 4 viktima dhe 19 të plagosur

29 Nëntor, 2021 | 7:39 pm

Katër persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur sot në Stamboll si pasojë e erërave të fuqishme që kanë përfshirë vendin.  Lajmi është bërë me dije nga autoritetet shtetërore në një deklaratë për mediat.

“Katër persona duke përfshirë edhe një të huaj kanë ndërruar jetë dhe 19 nga bashkëqytetarët tanë janë plagosur. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë”, thuhet në deklaratë ku citohet një raport i agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore.

Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe u bëri thirrje banorëve të qytetit të jenë të kujdesshëm përballë rrezikut.

Të ngjashme