Kryefjala Logo

Eno Karapici : Durrësi është i atyre që e duan të rimëkëmbet. Pedalojmë drejt fitores

27 Shkurt, 2021 | 5:37 pm

Anëtari i Kryesisë së LSI-në në Durrës Eno Karpici ka bërë thirrje që fundjavën që vjen të pedalohet në “Grykë Derdhjen e Lumit Erzen”.

Ai ka bërë thirrje që të mbahen maskat dhe të respektohet distanca.

Fundjava që vjen do të jetë me kohë të favorshme për të pedaluar. “Bicycle Durrës” organizon pedalim ne “Grykë Derdhjen e Lumit Erzen”, në zonën e Sektori Rinia. Në rerën që na ofron plazhi i Sektorit Rinia he do të pushojmë dhe do të zhvillojmë lojëra të ndryshme.

Pamja që ofron kjo pjesë e bregdetit është fantastike. Rruga ka infrastrukture komode dhe përshkon fushat e gjelbëruara te Sektorit Rinia Itinerari do te jete: Teatri “Aleksander Moisiu” – Rruga “Aleksandër Goga” – Rruga Miqësia – Sektor Rinia – “Gryk Derdhja e Erzenit”

Nisja do të bëhet përpara teatrit “Aleksander Moisiu” (Sheshi Qëndror), në orën 10:30, ditën e shtunë, me date 27.02.2021

Mos harroni maskat, si edhe mos zbrisni nga biçikleta, duke mbajtur distancën fizike.

3c49ef9a 7c40 4f6f 8059 03d0154eac8c 6d7be3ab 9186 489e acd2 0d2ca39604cd 9455945d bcb4 4256 b853 79be92fef1a1 1 cbb091cf 928b 41a9 8fcf befee99e6884 e4a1d963 aafc 4d8d 90af 076e801ea2de njerez tirane 750x375 1

Të ngjashme