Kryefjala Logo

EMRI/ Kush është polici që u qëllua me thikë në qendrën e votimit

25 Prill, 2021 | 9:05 pm

Gëzim Osmanaj është efektivi i policisë i cili mbeti i plagosur me thikë në një qendër votimi në Fuhë-Arrëz, fill pas përfundimit të procesit të votimit.

Mikel Lleshaj,  banues në fshatin Qafë Mali-Pukë, është autori i dyshuar i plagosjes. Ai është shpallur në kërkim.

Policia njoftoi se rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet thikë punonjësi i Policisë, i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

“Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet më tej në njoftimin paraprak të policisë lidhur me ngjarjen.

Ndërkaq, burime policore bëjnë me dije se autori është me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas të njëjtave burime, autori nuk kishte lidhje me procesin zgjedhor. Dyshohet se ai ka pasur një konflikt të çastit me efektivin, që më pas e ka qëlluar me thikë.

Të ngjashme