Lajme nga vendi
EMRI/ Ekzekutohet në Brazil 47-vjeçari shqiptar. Detajet që panë dëshmitarët
2 Dhjetor, 2020 | 8:53 pm
Policia e Brazilit po kontrollon kamerat e sigurisë për të identifikuar motoçiklistin që ekzekutoi ditën e djeshme shqiptarin e identifikuar si Ilir Zelka.
47-vjeçari u vra teksa po qëndronte në Bar Restorant Zurich, në Jardins, një nga zonat më të pasura të Sao Paulos.
Sipas oficerëve të policisë , Zelka u qëllua teksa po hante mëngjesin brenda Bar-Restorant Zurich në rrugën Pamplona, raporton Ora News.
Sipas dëshmitarëve okularë, motoçiklisti u pozicionua në cep të restorantit dhe më pas hapi zjarr.
Të shtënat goditën shqiptarin, i cili edhe u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra, raporton Ora News.
Sipas policisë, vrasësi u largua me motor ndërsa e braktisti atë në Praça David Campista, në Avenida Brasil, bashkë me veshjet e tij.
Hetimet tregojnë se shqiptari po qëndronte në një hotel të zonës ku u vra që prej 20 nëntorit.
Kujtojmë se, më 20nëntor, u vra në Ekuador shqiptari tjetër, Adriatik Tresa, 45 vjeç. Ndërsa vrasjet e shqiptarëve në Amerikën Latine janë shtuar shumë vitet e fundit.
Përfshirja e tyre në trafikun ndërkombëtar të drogës dyshohet se është pista kryesore e ekzekutimeve.