Kryefjala Logo

Ekzekutimi i ish-efektivit ne Lac.Detaje te reja si u qellua Xhelal Reci

1 Nëntor, 2021 | 12:00 pm

Burime për media bëjnë me dije se Reçi është ekzekutuar në derën e dyqanit, që ndodhet vetëm pak metra nga komisariati i policisë së Kurbinit.

Mësohet se 2 persona kanë qëlluar me armë zjarri drejt Xhelal Reçit, duke e lënë të vdekur. Distanca që është qëlluar 60-vjeçari ka qenë shumë e afërt.

Një makinë tip “Toyota”, e cila dyshohet të jetë e autorëve është gjetur e djegur në afërsi të lumit.

Xhelal Reçi është babai i Besnik Reçit, të cilit më 15 gusht të 2020 iu është bërë atentat, por që fatmirësisht pa viktima.

Të ngjashme