Lajme nga vendi
Eksperti zgjedhor: Pjesëmarrja në votime mbi 75 përqind
25 Prill, 2021 | 9:07 pm
Eksperti zgjedhor Agim Tutulani u shpreh në studion e “ABC News” se pjesëmarrja e sotme në zgjedhje është tepër e lartë duke marrë në konsideratë numrin e votuesve rezidentë në Shqipëri.
Sipas tij, nga të dhënat paraprake, mendohet se në kutitë e votimit kanë shkuar 75-76 për qind e zgjedhësve me të drejtë vote, shifër kjo shumë e lartë sipas tij duke marrë në konsideratë infrastrukturën e vendit.
Tutulani tha se Tirana ka patur një pjesëmarrje të madhe në zgjedhje dhe kjo ishte e papritur sipas tij.
Ai u shpreh se gjatë sondazheve ka patur një pjesë të mirë të publikut që nuk janë shprehur dhe ky fenomen sipas tij përkthehet në një votë kundër qeverisë.