Kryefjala Logo

Ekskluzive: Del dokumenti zyrtar ku Edmond Bllako babai i zyrtarit të akuzuar në SPAK Alqi Bllakos , paguhet me 100 mijë euro në vit nga incerenatorët. Thellohet skandali i ish drejtorit të Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve Infrastruktures dhe Mbetjeve

21 Tetor, 2021 | 9:14 pm

Sot mediat u morën gjerësisht mbi aferën korruptive të incerenatorëve ku janë perfshirë mjaft zyrtar të lartë të cilët pritet të hetohen nga SPAK. Por reagimi i vetëm erdhi nga ish drejtori i Agjensisë Kombëtare të Ujësjelles Kanalizimeve Infrastrukturës dhe Mbetjeve Alqi Bllako që këto lajme i quajti thjesht : zhurmë.

Por Kryefjala.com zbuloi dokumentin zyrtar (bordero) me të cilin SPAK do ta ketë të vështirë që të  rrijë duarkryq. Dokumenti tregon se Edmond Bllako babai i Alqi Bllakos në konflikt të plotë interesi publik dhe në shkelje me ligjin është paguar me gati 8.500€ në muaj nga kompania e incerenatorëve Integrated Energy BV SPV.

Si mundet Alqi Bllako të kerkoje llogari një kompanie që i paguan babain me 100 mijë euro ne vit?

Nderkohë paga e babait te Alqi Bllakos është  tërësisht “qoke” që kompania e mbetjeve i bën zyrtarit, sepse është  rroga më e lartë në atë kompani rrogë që nuk e merr as menaxheri kryesor aty.

Ky dokument i ka kaluar edhe hetuesve dhe prokurorëve te SPAK duke vërtetuar zërat se nga historia e incerenatoreve do të përfundojne në burg emra te mëdhenj të përfshire në këtë afere.

001CDC71 09A4 4704 8017 F2D6647A0E76 F3FE62A7 B868 40BB A4A8 F906580E2D7A

Të ngjashme