Lajme nga vendi
Efektivi policisë përplas me makinë fëmijën 3 vjeç
25 Nëntor, 2021 | 2:56 pm
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr. 13 në Durrës.
Policia bën me dije se një punonjës policie duke drejtuar automjetin e tij privat ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3-vjeç.
Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
“Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.