Kryefjala Logo

Efektivi policisë nervozohet nga mediat,shtyn gazetaren rrëzë humnerës

6 Nëntor, 2021 | 4:38 pm

 

Në vendngjarjen ku u gjetë i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha nga efektivët e policisë që po vazhdojnë akoma të konstatojnë situatën kanë mbërritur edhe mediat për shkak të interesit të lart.

Teksa prisnin në rrugën e Dajtit,jashtë shiritit të vendosur nga Policia,ka ndodhur një incident.
Një prej efektivëve është nervozuar nha mediat e gazetarëve dhe ka shtyrë dy prej tyre rrëzë humnerës.

Gazetarja dhe operatori që e shoqëronte janë rrëzuar në tokë,në një rrëpirë të thellë buzë rrugës kryesore.

Kolegët e tjerë u kanë dhënë ndihmën duke i nxjerrë sipër,ndërkohë që polici ka vazhduar me arrogancë duke mos përfillur fare mediat që ndodheshin aty,sikur mos të kishge bërë asgjë.

Në fakt siç edhe duket,asnjë prej gazetarëve që ndodheshin aty të pranishëm nuk e kanë penguar punën e Policisë.Ata qëndrojnë jashtë shiritit.

Gazetarja që u përball me efektivin reagon në mënyrë tej mase të nervozuar duke ofenduar.

“Polic je ti ore.Çfarë je ti?Debil.Shtyn gazetarët ti injorant.Ti nuk je polic jo.Nuk je polic.Nuk ke faj ti,faj kanë ata që të mbajnë në punë.Do të denoncojë.
Shtyu operatorin.Ça është ky rrugaç more.Më hodhe në humnerë more.Nuk po bëja asgjë.Nuk po bëja asgjë.Unë jam njeri që nuk i sulmoj policët.Po qëndronim tek shiriti.Na hodhi në humnerë more.Na shtyhu të dyve”,-shprehet gazetarja për efektivin që e rrëzoi.

Të ngjashme