Kryefjala Logo

E rëndë në Rrogozhinë, burri tenton t’i marrë jetën bashkëshortes me litar

2 Korrik, 2021 | 7:23 pm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Rrogozhinë, ku burri ka tentuar të var me litar gruan në ambientet e banesës së tyre.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit, ku fatmirësisht 35-vjeçarja G. Lika i ka shpëtuar më të keqes.

Bashkëshorti K.Lika rreth 40 vjeç, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, dhe kishte vetëm 5 muaj që ishte liruar nga burgu.

Pasi ka kryer aktin e rëndë duke varur me litar bashkëshorten autori është larguar nga banesa. 35-vjeçarja G. Lika raportohet se kishte pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshortin.

Policia ka ngritur grupe kontrolli për kapjen e autorit, ndërsa bashkëshortja po merr ndihmën e parë në Spitalin e Rrogozhinës.

Të ngjashme