E mitura denoncon perdhunimin ne Sarande, 31 vjecari shpallet ne kerkim

1 vit më parë

Një 16-vjeçare nga Saranda ka denoncuar një 31-vjeçar për përdhunim.

Menjëherë pas denoncimit të të miturës, policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e të riut E. S., i cili akuzohet për abuzim seksual me të mitur.

lg.php.gif

lg.php.gif

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. S., 31 vjeç banues në Sarandë, pasi një shtetase e mitur 16 vjeçe ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme