Kryefjala Logo

E FUNDIT/ Shpërthim i fuqishëm në një qendër tregtare në Tiranë

11 Mars, 2021 | 8:54 pm

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e sotme Komunën e Parisit në Tiranë. Nga të dhënat e para, gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se ka qenë një makinë që ka shpërthyer te parkimi i qendrës tregtare “Kristal”.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me defekt teknik apo ka qenë eksploziv. Por dyshimet më të forta për momentin, nisur edhe nga shpërthimi janë se kemi të bëjmë me tritol që i ishte vendosur makinës duke e hedhur në erë.

Nga shpërthimi nuk raportohet për të plagosur. Policia ka rrethuar zonën dhe ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme