Kryefjala Logo

E FUNDIT/Sherr me doreza metalike mes vajzave në Tiranë

9 Nëntor, 2021 | 1:52 pm

 

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçare si edhe ka proceduar penalisht dy vajza të tjera, njëra 18vjeçe dhe tjetra 19 vjeçe pas një konflikti fizik mes tyre në kryeqytet. Blutë bëjnë me dije se gjatë sherrit vajzat kanë përdorur edhe doreza metalike për të goditur njëra-tjetrën.

Doreza iu sekuestrua në cilësinë e proceseve materiale, ndërsa policia nuk jep detaje në lidhje me shkakun e sherrit mes vajzave.

“A. H., 26 vjeçe si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetaset K. T., 18 vjeçe dhe M. M., 19 vjeçe, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëra tjetrën. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të shtetases A. H., iu gjet një dorezë metalike e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Të ngjashme