E FUNDIT/Prindërit dërgojnë të pajetë në spital djalin 13-vjeçar,dyshohet të jetë vetëvarur

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Raportohet se rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shenja jete, djali i tyre 13-vjeçar.

Sipas policisë, dyshohet se 13-vjeçari është vetëvarur në banesën e tij në fshatin Golem të Lushnjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Previous articleOne Telecommunications përkrah UNDP-së dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, organizoi tek Parku i Tiranës një aktivitet ndërgjegjësues për rëndësinë e angazhimit të të gjithëve në mbrojtjen e planetit.
Next articleDonaldi: Me nje femer me te mire se Bora, do shkoja direkt.