Kryefjala Logo

E FUNDIT/ I vihet tritoli një lokali në Shkodër

15 Nëntor, 2021 | 1:59 pm

Shkodër- Një biznes është sulmuar me lëndë plasëse në Shkodër.

Raportohet se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, në lokalin e Gj. G., ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale).

Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje.

Të ngjashme