Kryefjala Logo

E dhimbshme! Nderrojne jete 3 pjestare te familjes brenda pak ditesh ne Rubik!

6 Mars, 2021 | 10:30 am

Tre anëtarë të një familjeje kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19 brenda pak ditësh. Ngjarja ka ndodhur në Rubik, ku tre anëtarët e familjes Cara ishin prekur prej koronavirusit prej disa ditës.

Për shkak të komplikacioneve nga COVID-19, kanë humbur jetën prindërit Hamit dhe Dushe Cara, si dhe djali i tyre i vetëm Arben Cara, 49 vjeç.

Fillimisht ka humbur jetën kryefamiljari Hamit Cara, 75 vjeç një ditë më pas djali Arbeni dhe më pas bashkeshortja e Hamitit, Dushe Cara, 73 vjeçe.

Ballkanweb

Të ngjashme