Kryefjala Logo

E dhimbshme! Gjendet i vrare nje 13 vjecar ne Kurbin

30 Korrik, 2021 | 8:41 am

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gërnac të Kurbinit.

Një 13-vjeçar  R. Keçi, është vrarë me armë zjarri në afërsi të banesës së tij. Ishte kryeplaku i fshatit ai që ka telefonuar policinë. Thuhet se viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal, e atje kanë gjetur armen, ata kanë dërguar bagëtitë në stan e kanë nisur të luajnë me armën e gjetur, që për fat të keq, ka qenë e mbushur.

Paraprakisht dyshohet se i mituri ka shkrepur vetë armën dhe si pasojë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Ai ka ndërruar jetë në vend.

 

Të ngjashme