Lajme nga vendi
E dhimbshme/ Babai zbulon vrasjen e 25 vjecarit gjate transmetimit live
21 Gusht, 2021 | 6:00 pm
Babai i Xhuljano Bullarit, 25-vjeçarit që u vra sot në Babicë të Vlorës, ka marrë vesh lajmin e kobshëm teksa gazetari i Syri TV po e raportonte LIVE.
Në momentin që gazetari thotë se është identifikuar viktima dhe se bëhet fjalë për 25-vjeçarin Xhuljano Bullari, burri që ndodhej pas tij hedh një gur në tokë dhe vë duart në kokë, duke thënë: Mos!
Ai rezultoi të jetë babai i 25 vjeçarit, i cili në atë moment e kuptoi se djali i ishte vrarë. Përveçse një skenë e dhimbshme kjo gjë tregon edhe një anë tjetër mjaft skandaloze të Policisë së Shtetit. Autoritetet në vend që të informojnë së pari familjarët për vrasjen e të afërmit të tyre, njoftojnë mediat. Dhe për rrjedhojë, hasemi me situata të tilla.
https://www.instagram.com/p/CS10iPwDhGf/?utm_medium=copy_link