Kryefjala Logo

Dy aksidente në pak minuta në Durrës dhe Elbasan,dy të rinj përfundojnë në spital

18 Nëntor, 2021 | 7:24 pm

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën në drejtim të Spitallës në Durrës. Një automjet tip “Ford” që drejtohej nga T. Q., 25 vjeçe është përplasur me trafikndarësen. 25-vjeçarja është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:05, në aksin rrugor në drejtim të Spitallës, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasen T. Q., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen.

Drejtuesja e mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Në po të njëjtën orë një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Elbasan- Tiranë, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga. Drejtuesi ka pësuar dëmtime të lehta pa pasoja për jetën.

“Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Elbasan – Tiranë, shtetasi M. H., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se  ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit”, bën me dije policia.

Të ngjashme