Lajme nga vendi
Durrsakët e vegjël rikrijuan “Bukuroshen” e famshme të qytetit.
1 vit më parë


Një nismë e mrekullueshme ka nisur prej shkollës 9-vjeçare “Vinçenc Prendushi” në bashkëpunim me RiverCleanup Albania që sëbashku janë bashkuar për të mbledhur plastikat që ndotin detet dhe lumenjtë.
Madje me tapa plastike e të përdorura kanë krijuar një mozaik me sloganin:”Metamorfoza Plastike”
Mozaiku është i përbërë nga 3076 tapa me ngjyrën e tyre origjinale dhe vjen në formatin 200cm me 140cm.
Erisa Bekteshi nga shkolla “Vinçenc Prendushi” ka folur më shumë rreth kësaj nisme të cilën ju ftojmë ta lexoni intervistën si më poshtë:
Si lindi ideja dhe sa kohë ju duhej për të përfunduar mozaikun?
Gjatë kësaj nisme filloi së pari ndarja e tapave nga shishet duke bërë më pas edhe ndarjen e ngjyrave të tapave. Pikërisht këtu nisi dhe imagjinata se si ne ushqeheshim dhe sa i ndotur është mjedisi ynë. Na erdhi ideja që ndotja jonë fillonte në lumenj, dete… Kështu menduam idenë e peshkut ku brenda barkut të mbarte papastërtitë.
Mesatarisht janë dashur rreth 3 muaj kohë për punimin e mozaikut.
Sa nxënës janë përfshirë?
Mund të them se të gjithë nxënësit e shkollës janë impenjuar për këtë projekt. Pasi dhe vetë lënda e Artit Pamor u kthye në dispozicion të ndërtimit të kësaj pune. Përpos talentit të gjithë nxënësit kanë ndihmuar në realizimin e mozaikut duke e ndjerë veten dhe ata protagonistë në përfundimin e veprës.
Çfarë materialesh janë përdorur dhe ku i keni siguruar?
Materialet janë siguruar nga grumbullimi i shisheve nga nxënësit duke i risjellë në shkollë, si dhe tabaku i dërrasës dhe vidat janë mundësuar nga Valbona Sakollari. Mënyra e bashkangjitjes ka qenë me silikon dhe vida.
Është një projekt ku vetë nxënësit u impenjuan me pastrimin e lumit Ishëm, aty ku u frymëzuam me punën tonë, teksa erdhëm me sloganin “Metamorfoza plastike”.
Një mesazh për të gjithë ne që nuk duhet ta ndotim ambientin:
“Ajo ç’ka i japim botës ujore ne sot, do të na e servirin nesër”.