Kryefjala Logo

Drogë,peshore elektrike dhe para në banesë,kapet 39-vjeçari në Durrës

18 Nëntor, 2021 | 2:59 pm

Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi është kapur duk shpërndarë kokainë në doza të vogla.

Në kuadër të operacionit të koduar “Pista”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit L.K., 39 vjeç.

Këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe më pas në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 408.800 lekë të rinj, 1085 euro, dy peshore elektronike dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike në doza.

Të ngjashme