Kryefjala Logo

Dogji 3 automjete në qendrën tregtare, arrestohet i riu

1 Maj, 2021 | 10:10 am

Një 26-vjeçar është arrestuar pasi ky i fundit akuzohet se më 2 shkurt u vuri flakën tre automjeteve në parkimin e një qendre tregtare.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas një pune hetimore procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, ndaluan shtetasin F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare në Lushnjë ku u dogjën 3 automjete dhe pjesërisht magazina e kësaj qendre tregëtare”, njoftoi policia.

 

Të ngjashme