Kryefjala Logo

Djali ne gjendje te rende, vajza ka lene shkollen! Gjyqtarja Enkeleida Hoxha ben apel: Me lironi!

5 Mars, 2021 | 1:53 pm

Gjendja shëndetësore e djalit tim është rënduar. Ai ka nevoje për kujdesin tim. Vajza e mitur ka braktisur shkollën qe pas arrestimit tim.”, thuhet në kërkesën e saj. Me këto argumente gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha, e arrestuar nën dyshimet për korrupsion në sistemin e drejtësisë kërkon ndryshimin e masës se sigurisë.

Lajmi konfirmohet nga avokati i saj Ardian Visha për gazetarja e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Klodiana Lala.

lg.php.gif

lg.php.gif

Ajo iu lutet kolegëve nga gjykata e Posaçme që të marrim në konsiderate gjendjen e saj familjare dhe ta çojnë të paktën në ‘arrest shtëpiak’ që të rrijë pranë djalit të vetëm që është i prekur nga një formë e rendë e autizmit.

lg.php.gif

lg.php.gif

Ndërkohë, në argumentet e saj gjyqtarja thekson se prindërit e saj janë të moshuar, (babai i vuan nga sëmundja e Parkinsonit), nuk mund të kujdesen dot për të dy fëmijët. Mësohet se kërkesa pritet te shqyrtohet brenda 5 ditëve nga GJKKKO. Kërkesa në fjalë vjen një ditë pasi gjyqtarja doli para Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku u shqyrtua kërkesa për shkarkimin e saj, ndërsa seanca u shty për në datën 11 mars.

Në fakt gjyqtarja nuk ishte e vetmja, pasi bashkë me të u arrestuan dhe 9 persona të tjerë teksa rol kryesor në skemën korruptive kishin sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku.

ballkanweb

Të ngjashme