Lajme nga vendi
Dita e gjyqit, Adriatik Llalla arrin ne gjykaten e Posaçme te Apelit
16 Korrik, 2021 | 11:06 am
Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku do te mbahet gjyqi ndaj tij.
Në shkallë të parë, Llalla u dënua me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit.
Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik.