Kryefjala Logo

Dhurata Saliaj kerkon meshire ne gjykate: Nuk e dija qe babi do e vriste

8 Qershor, 2021 | 10:27 am

Zbardhet dëshmia e Dhurata Saliajt, e cila akuzohet se ka bashkëpunuar me babain e saj për vrasjen e Kudret Saliajt. Nga salla e gjyqit 33-vjeçarja ka mohuar se ka bashkëpunuar me babain e saj, Mexhit Picarin për vrasjen e babait të tre fëmijëve të saj.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e Saliajt dhënë nga kafazi i xhamtë. Ajo tha se nëse do kishte dijeni për vrasjen, nuk do e kishte lejuar babain e saj që të bënte vrasjen. Mes të tjerash Dhurata Saliaj ka kërkuar mëshirë.

“Nuk e dija qe babi do bënte vrasje. Nuk do ta lejoja. Kudreti ishte babai i tre fëmijëve.  Kërkoj mëshirë nga gjykata, pasi kam tre fëmijë.”, tha ajo para togave të zeza. Ndërkohë, prokurori i çështjes i është kundërvënë deklaratës së saj dhe të babait të saj. Ai tha se Dhurata Saliaj ishte bashkëpunëtore në krim për vrasjen e burrit të saj. Kujtojmë se nëna e 3 fëmijëve ka qenë e dënuar me herët me 2 vite burg për ‘dhunë në familje’. Mësohet se ajo sot, teksa i është dhënë dhe masa ‘arrest me burg’ ka qarë me ngashërim.

Të ngjashme