Kryefjala Logo

Dhunoi gruan, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë, bashkëshortja tenton t’i japë fund jetës. Në pranga dhe dy burra të tjerë

2 Dhjetor, 2021 | 3:32 pm

Një kryefamiljar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila ka tentuar të vetëvritet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. Xh., 57 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe G. L., 46 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, bashkëshortja e shtetasit G. L., ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar medikamente, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë.

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, po punohet për kapjen e shtetasit R. D., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes dhe dy vajzave të mitura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit C. S., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Të ngjashme