Kryefjala Logo

Dhunohet, i presin gishtin e i grabisin 100 mije euro biznesmenit Nazmi Cangu

24 Tetor, 2021 | 1:34 pm

Banesa e biznesmenit Nazmi Çangu është grabitur rreth orës 1 të natës, teksa mësohet se kanë qenë 10 persona të armatosur që kanë hyrë në banesë. Ata kanë mbyllur në një dhomë familjarët, ndërsa biznesmenin e kanë mbajtur në një dhomë tjetër ku e kanë lidhur dhe dhunuar.

Njëri prej tyre ka qenë i veshur me uniformë policie, teksa vetë biznesmeni në dëshminë e tij thotë se e kanë dhunuar dhe i kanë prerë gishtin me gërshërë, teksa i kërkonin t’u jepte çelësin e kasafortës.

“Kam shkolluar fëmijët me djersë dhe i bëj thirrje shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm dhe ambasadës amerikane se këtu nuk jetohet, kur të vijnë në dorë të shtëpisë, ç’të mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjendet autori, më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej. Këtu nuk jetohet. Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë : Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan celësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt.

Më goditën në shqelm fytyrën, i kërkova unë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku. Kërkuan sërish çelësin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese që kishte te 8 mijë euro, aty mori edhe çelësat, ku ishin edhe çelësat e kasafortës. Kishte dhe një kaçavidë, e hapën dhe morën ca deshën. Kanë qenë 10 vetë. Më thanë jemi 10 vetë, të kemi rrethuar shtëpinë. Edhe familjarët i kanë keqtrajtuar, të gjithë”, tha biznesmeni.

Grabitësit kanë marrë rreth 100 mijë euro dhe flori që kishte biznesmeni në kasafortë, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve” u shpreh ai.

Krujë/Informacion paraprak në lidhje me ngjarjen:

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të ngjashme