Kryefjala Logo

Dhunë ndaj gruas në sy të fëmijëve,arrestohet 44-vjeçari në Korçë

12 Nëntor, 2021 | 9:29 pm

Mësohet se nkë 44-vjeçar është arrestuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale V.DH,banues në fshatin Poçestë,Maliq.

Sipas njoftimit të policisë,ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike, në prani të fëmijëve të mitur , ndaj bashkëshortes së tij.

Ai i ka shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të fytyrës edhe trupit.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Korçës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë në Maliq,bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit V.DH,44 vjeç banues në fshatin Poçestë,Maliq.

Në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve të mitur,ndaj bashkëshortes së tij shtetases T.DH,42 vjeçe,duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme