Kryefjala Logo

Dhendri i Pjerin Xhuvanit ne gjendje te rende, efektivja e policise futet ne operacion

22 Prill, 2021 | 9:59 am

Një ditë pas ngjarjes së rëndë dje në Elbasan ku mbeti i vrarë mjeku 56-vjeçar Pjerin Xhuvani, eksponent i PS, të 4 të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se situata më e rëndë paraqitet për 32-vjeçarin Eltjon Bodinaku, dhëndri i viktimës, i cili është në terapi intensive. Ndërkohë efektivja e forcave “Shqiponja” Xhensila Sota i është nënshtruar një operacioni në këmbë ku dhe kishte marrë plumbin.

lg.php.gifPo kështu mbështetësit e PD që po ashtu janë plagosur Emiljan Prenga e Pavlo Vuksani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim në spitalin e Traumës.

Të ngjashme