Kryefjala Logo

Dha dorëheqje nga posti si këshilltar i Presidentit, reagon Shemsi Prençi: Kam pranuar ofertën e LSI-së për të kandiduar në Durrës

16 Shkurt, 2021 | 2:19 pm

Dha dorëheqje nga posti si këshilltar i Presidentit, reagon Shemsi Prençi: Kam pranuar ofertën e LSI-së për të kandiduar në Durrës.

Ditën e sotme është bërë me dije se Këshilltari i Presidentit Ilir Meta i Çështjeve të Emergjencave, Shemsi Prençi ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti i cili shkruante:
Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.
E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite.

Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen.

Në media u spekulua shumë se me çfarë do të merrej në vazhdim Prençi, ndërsa ky i fundit nëpërmjet një statusi u ka dhënë fund këtyre spekulimeve ku shprehet se ka pranuar ofertën e LSI-së për të kandiduar për deputet në Dibër.

Statusi i tij:
Përshëndetje miq të dashur !
Në shoqeritë e hapura demokratike, çdo veprim apo lëvizje në poste shtetërore pa dashje kthehet në lajm e ku lajmin e interpretojnë në forma të ndryshme njerëz të ndryshem , pa llogaritur pastaj “kazan” e llafazan fanatik pro qeverisë që tërbohen për të gjithë ata që janë kunder..!
Për miqtë e mi të dashur dua të ndajë sinqerisht arsyet e dorheqies.
Bazuar në propozimet dhe ofertat e Opozites Bashkuar edhe pse kam patur propozime për kandidim në zgjedhjet e dates 25 Prillit 2021, nga disa Degë të Partisë Demokratike si në Diber. Bulqizë, Kamëz, Sukth etj, si dhe nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, kam pranuar dhe vendosur kandidimin tim si kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun Durrës.
Pra ju informoj se kam paraqitur kërkesen për dorëheqie pranë Presidentit të Republikës në zbatim të ligjit për zgjedhjet në Republiken e Shqipërisë sepse gjithmonë kam qenë nëpunës korrekt me zbatimin e ligjit.
Se shpejti me mbylljen e procedurave të rregjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do ju informoj për “targen” dhe numurin ose emrin si te vendoset në KQZ dhe do të kërkoj ndihmen Tuaj për mbështetje në qarkun e Durrësit.
Garantoj miqtë dhe votuesit se do të kërkoj vota popullore të ndershme tek të gjithë ata që nuk janë ndjerë të perfaqësuar nga deputet të emëruar nga Partitë në 30 vite….
Do të kërkoj vota të ndershme tek të gjithë komunitetet që banojnë në qakun Durrës majtas e djathtas për një përmbysje të madhe me 25 Prill të pushtetit të Rilindjes dhe oligarkëve që për 8 vite grabiten Shqiperinë ashtu si dhe ndodhi në Kosovë.
Do kërkoj votat e Dibranëve në gjithë qarkun e Durrësit e që nuk janë pak por plot 47.000 vota me bindjen se: i kam bërë krenar kudo që kam punuar si njeri që ka zbatuar me fanatizem vetëm ligjin dhe për ligjin kam qenë i vetmi Oficer i Lartë i Policisë Shtetit që kam kundershtuar Ministra dhe Kryeministra majtas e djathtas.
Shpresoj në mbështetjen Tuaj miq e bashkëqytetar të nderuar.
Faleminderit.

Të ngjashme