Kryefjala Logo

Detajet/ Kush është prokurori i “dosjeve” të Vettingut që i shpërthyen mjetin, bashkëshort i një gjyqtareje

11 Mars, 2021 | 9:32 pm

Dalin në dritë të tjera detaje nga shpërthimi i mjetit të prokurorit Arjan Muça, te “Komuna e Parisit”, në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për News 24 se shpërthimi i mjetit dyshohet se është bërë me lëndë plasëse, teksa ka qenë i parkuar në minus dy kate, në një qendër tregtare.

Siç raporton gazetarja Lala, prokurori Muça ka qenë oficer te Krimet e Rënda, është emëruar prokuror në Gjirokastër, dhe muajt e fundit është komanduar në Tiranë te Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ai bën raportet për gjyqtarë e prokurorë që kalojnë në Vetting.

Prokurori Muça ka edhe bashkëshorten gjyqtare te Gjykata Administrative e Tiranës, Gentiana Muça, ndaj dhe është ende e paqartë nëse ngjarja lidhet me të apo me të shoqen.

 

Të ngjashme