Lajme nga vendi
Detaje tronditëse/ Burri qëlloi me sëpatë në kokë e trup gruan, zbulohet shkaku i krimit të dyfishtë, trupat e pajetë u gjetën nga fëmijët e tyre
7 Qershor, 2021 | 8:01 pm
Zbardhen detaje të reja nga krimi i dyfishtë në familjen Bici, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. 56-vjeçari Qemal Bici ka vrarë bashkëshorten e tij me sëpatë, 53-vjeçaren Menturie Bici.
Në momentin që ka ndodhur krimi tragjik, në shtëpi ka qenë vetëm çifti, shkak i ngjarjes kanë qenë kontradiktat e vazhdueshme mes tyre.
56-vjeçari e ka goditur bashkëshorten me sëpatë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas është vetëvarur në një pemë pranë banesës.
Çifti ishin prindër të katër fëmijëve, ku ka qenë pikërisht njëri prej tyre, që i ka gjetur ata të pajetë. Fëmija ka parë fillimisht të ëmën e pajetë në banesë dhe më pas edhe babanë e varur në pamë, dhe i shokuar ka njoftuar policinë.