Lajme nga vendi
Detaje të reja për nënën që u hodh nga pallati,konflikte me familjen
26 Nëntor, 2021 | 2:32 pm
Pamela Mërtiri 34-vjeçe jetonte në Tiranë, por ditët e fundit kishte shkuar në Vlorë Pamela Mërtiri ishte e divorcuar ashtu si prindërit dhe jetonte me nënën në Tiranë.
Ajo ishte e divorcuar ashtu si prindërit dhe jetonte me nënën në Tiranë. Konfliktet në familje duket se e kanë shtyrë 34-vjeçaren të marrë vendimin ekstrem duke u hedhur nga pallati vetë sëbashku me fëmijën.
Një banore e zonës, thotë për mediat se e reja ishte farmaciste në Tiranë, ndërsa i ati mjek në pension.
“Nuk e njohim fare. Të atin e njohim edhe mamanë. Edhe i ati jetonte në Tiranë, por më shumë rrinte këtu. Ishte e divorcuar. Vetëm këtë fëmijë kishte. Nuk e kemi parë asnjëherë në zonë. Ishte farmaciste në Tiranë.
Na ka tronditur shumë, mezi po flas. Babai është mjek në pension. Nuk dimë çfarë kishte,” shprehet qytetarja.
Një banor i lagjes tha se pavarësisht ndihmës nga një qytetar që e dërgoi me shpejtësi fëmija e dha frymën e fundit në spital. Gjithashtu edhe nëna e cila u transportua me ambulancë ndërroi jetë në spital.