Kryefjala Logo

Detaje nga grabitja e 2 milionë lekëve në një banesë, pronari lajmëroi policinë pas disa orësh

28 Nëntor, 2021 | 6:56 pm

Grabitet banesa e një 68-vjeçari nga fshati Luzat i Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës, ndërsa pronari i banesës ka lajmëruar policinë pak pas mesnate, disa orë pasi kishte ndodhur ngjarja.

Sipas dëshmisë së 68-vjeçarit, autorët kanë qenë tre shtetas të pamaskuar dhe të paarmatosur.

Ai ka deklaruar për blutë se autorët i kanë marrë shumën 200.000 lekë të reja.

“Shtetasi A. M. ka kallëzuar para shërbimeve të Policisë se ka qënë i vetëm në banesë dhe tre personat e paidentifikuar nuk kanë ushtruar dhunë mbi të”, tha policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme