Kryefjala Logo

Dështon votimi elektronik

25 Prill, 2021 | 10:27 am

Ka dështuar procesi i identifikimit elektronik në këto zgjedhje.

Probleme janë raportuar në të gjithë vendin tonë. Pas kësaj vështirësie të hasur në qendrat e votimi janë rikthyer metodat klasike të identifikimit manual.

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk ka pasur asnjë problematike në shpërndarjen e materialeve të votimit.

“Probleme me identifikimin elektronik ka pasur në disa zona të thella ku ka qene e pamundur mbërritja e operatorëve dhe procesi i votimit vijon në mënyrën që është bërë gjithmonë. Ka pasur disa problematika në disa qendra votimi, në rreth 230 qendra votimi ka pas probleme për shkak të presionit ose për shkak të trajnimit për shkak të identifikimit elektronik por KQZ ka marrë të gjithë masat e nevojshme”, ka thënë Hoxha.

Probleme me identifikimin elektronik janë hasur në të gjithë Shqipërinë.Pavarësisht mijëra eurove të shpenzuara pajisjet e identifikimit elektronio nuk kanë rezistuar me shumë se një orë në rastet me të mira ndërsa ka pasur nga ato që nuk kan funksionuar që në filli

Në këto zgjedhje kandidati për kryeministër i Partisë Socialiste Edi RAma kërkon mandatin e tretë qeverisës ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim basha kërkon mandatin e parë në këtë post.

Të ngjashme