Kryefjala Logo

Dëshmi rrënqethëse:Nëna me dy fëmijët e vegjël u dogj e gjallë para derës së autobusit

23 Nëntor, 2021 | 5:36 pm

Dëshmitarët e tragjedisë shqiptare në Bullgari deklaruan për mediat se para derës së mesme të autobusit është gjetur trupi i djegur i një gruaje me dy fëmijë të vegjë në krahë.

“Ndoshta bëhet fjalë për viktimat më të vegjël, binjakët dhe nëna e tyre” tha dëshmitari.

 Familjarë, çifte të fejuarish, të rinj dhe fëmijë. Janë këta viktimat e tragjedisë së mëngjesit të së martës, kur autobusi me turistë nga Maqedonia e Veriut mori flakë vetëm 40 kilometra larg kryeqytetit bullgar.

Një familje shqiptare me katër anëtarë është shuar: Avni dhe Xhihane Ahmeti 35 vjec dhe dy djemtë e tyre binjakë, vetëm katër vjec.

Gazmend Ukali, 27 vjeç, nga Kërçova dhe e fejuara e tij Albina Belluli, 23 vjeçe nga Tetova, janë në mesin e viktimave. Gazmendi kishte vendosur të festonte ditëlindjen në Stamboll.

Familjarët u grumbulluan në orët e para të mëngjesit në dyert e agjencisë turistike “Besa” në Shkup. Numëronin para kamerave të afërmit me të cilët nuk kanë kontakte prej orësh. Dyert e kësaj agjencie ishin të mbyllura ndërsa ishin rrethuar me shiritin e policisë.

Pjesa më e madhe e qytetarëve u shprehën se informacionet i merrnin nga mediat.

Mes të mbijetuarve është dhe një çift: Lulzim Sulejmani dhe Medina Lutfiu, të cilët arritën të dalin në kohë nga dritaret e thyera të autobusit. Këto të fundit raportojnë se Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u shkrumbua në rrugën Struma në Bullgari ku u dogjën 46 udhëtar nga Maqedonia ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të Covidit në vitin 2021.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tre ditë zie.

Të ngjashme