Kryefjala Logo

Dëshmi kontradiktore nga babai njërit prej shokëve të autorit të vrasjes së nën-komisarit

29 Shtator, 2021 | 9:47 am

Është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve që kanë qenë prezent në makinë me Aldi Ramën, ata janë vetëdorëzuar. Një dëshmi kontradiktore ka ardhu nga babai i njërit prejt tyre ku thot se në makinë ndodhej dhe një person i katërt që I ka vendosur pistoletën në kokë Aldit për të mos I ndaluar postobllokut. Megjithatë nga raportimet e para nuk është thënë që në momentin e ndalimit Aldi Rama po drejtonte mjetin por ka qenë në sediljen e pasme.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokuroris

ë Lezhë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i vrarë punonjësi i Policisë S. H., në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 26 vjeç dhe K. Sh., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Ndërkohë, rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama.

Ekspertët mjeko-ligjorë, në prezencë të grupit hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po kryejnë autopsinë dhe gjithë veprimet e tjera ligjore.

Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të ngjashme