Lajme nga vendi
Deputeti Besnik Troplini pasi votoi shkarkimin e Metës nis të festojë me 500 eurosh
2 vite më parë


Ditën e sotme parlamenti ka zhvilluar një votim të paprecedentë ku me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim vendosi për shkarkimin e presidentit të Republikës, zotin Ilir Meta.
Të gjithë e dimë se si u mbush parlamenti me deputetë pa asnjë vlerë pasi opozita vendosi të djegë mandatet dhe personat që ishin poshtë në lista shfytëzuan rastin, duke mbajtur gjallë një parlament jo legjitim.
Një ndër ta është edhe Besnik Troplini i cili është deputet në Tiranë dhe pjesë e grupit të Myslym Murrizit, i cili sot vendosi të votojë pro shkarkimit të Metës për kapriço të Edi Ramës.
Kryefjala.com ka siguruar foto të tijën teksa ka nisur festën për shkarkimin e Metës dhe në ballë ka edhe 500 eurosh.
Duket se vota pro për shkarkimin e Metës, ka pasur edhe benefite të tjera.