Kryefjala Logo

Denoncimi i PD: Gjergj Luca përdorte punonjësit për shpërndarje parash, emrat…

27 Maj, 2021 | 8:58 pm

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, denoncoi sot në KAS biznesmenin Gjergj Luca, lidhur me atë që partia më e madhe e opozitës e konsideron si masakër elektorale.

Sipas Logut, Luca ishte angazhuar në skemën kriminale të blerjes së votave duke përdorur një rrjet personash të punësuar prej tij që kanë bërë shpërndarjen e parave.

Logu shtoi se një prej personave që përdorej nga Luca dhe e mbështeste në blerjen e votave në Bradashesh, ishte Gentian Sharra, person me rekorde të rënda kriminale që vendosi në dispozicion gjithë ambientet e pronave të tij, ku bëhej shpërndarja e parave.

“Ne kemi paraqitur fakte se si shtetasi Gjergj Luca kryente mbledhje të paligjshme të dokumenteve të identifikimit, për një numër të konsiderueshëm të punonjësve të tij dhe ishte angazhuar në skemën kriminale të blerjes së votave duke përdorur një rrjet personash të punësuar prej tij që kanë bërë shpërndarjen e parave.

Kishte një numër shtetasish që vepronin kryesisht pas orës karantinore. Artan Fieraku dhe Xhevahir Milina kanë operuar në lagjen 5 maj dhe kanë mbledhur të paktën 100 larta identiteti me qëllim që të përdoreshin për manipulimin dhe tjetërsimin e zgjedhësve. Janë angazhuar edhe shtetasit Endri Haxhia, Mario Çela dhe Gëzim Rusi.

Në Bradashesh kanë operuar Ledi Hoti i cili bënte shpërndarjen e parave në këmbim të votës dhe Arben Veseli që kryente shpërndarje parash.

Ka operuar po ashtu Gentian Sharra, person me rekorde të rënda kriminale që vendosi në dispozicion gjithë ambientet e pronave të tij, ku bëhej shpërndarja e parave”, denoncoi Logu.

Të ngjashme