Lajme nga vendi
Denoncimi i Elona Gurit: Bashkitë e “Rilindjes” shpenzojnë 137 miliardë lekë beton dhe asfalt 2 muaj para zgjedhjeve
25 Shkurt, 2021 | 9:11 pm
Drejtuesja politike e qarkut Durrës në radhët e LSI-së, Elona Guri ka denoncuar qeverinë e cila në muajt e fundit ka shtuar shpenzimet e tepërta për të betonizuar vendin dhe punimet skandaloze që po bëhen nëpër rrugë vetëm për fushatë.
Deri më tani Guri bën me dije se janë shpenzuar 137 miliardë lekë beton dhe asfalt 2 muaj para zgjedhjeve, ku në krye qëndron bashkia Durrës me me 9 procedura të zhvilluara për 15 ditë me fond prej 350 milionë lekësh.
Statusi i saj:
Bashkitë e “Rilindjes” shpenzojnë 137 miliardë lekë beton dhe asfalt 2 muaj para zgjedhjeve.
Në vend që “Rilindja” të shpenzojë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe në luftën kundër pandemisë shpenzon për ngushtime rrugësh, betonizim dhe asfalt elektoral me cilësi të dobët, jashtë standardeve teknike, duke shkaktuar trafik dhe shqetësime për kalimtarët.
Bashkia e Durrësit qëndron në krye të listës me 9 procedura të zhvilluara për 15 ditë me fond prej 350 milionë lekësh.
“Rilindja” neglizhon rrezikun e shëndetit publik por e ka mendjen të minimizojë humbjen që e pret pas 59 ditësh.
Nuk ka asfalt e beton që e shpëton nga humbja e thellë.
Nuk ka asfalt e projekt të shëmtuar betoni që mund të mbulojë zemërimin e madh të banorëve të Durrësit të cilët do e shporrin përgjithmonë këtë sekt që e shkatërroi, varfëroi dhe e braktisi Durrësin.
FITORJA E MADHE do nisë në Durrës e do festohet në të gjithë Shqipërinë.
Elona Guri
LSI Durrës