Lajme nga vendi
Denoncimi ‘bombë’/ Qytetari tregon se si komisionerët e PS i bënë të pavlefshme votat e opozitës
18 Maj, 2021 | 4:57 pm
Manipulimi dhe vjedhja e votave ishin kryefjala e zgjedhjeve të 25 Prillit. Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e një qytetari nga Mallakastra i cili tregon se si u grabitën dhe u bënë të pavlefshme votat e opozitës.
Në denoncimin e tij qytetari shkruan se ditën e numërimit komisionerët e PS me urdhër nga lart në çdo votë të opozitës bënin një kryq me qëllim që të shpalleshin të pavlefshme.
Postimi i Berishës:
Denoncon porosine dhe menyren e berjes te pavlefshme te votave te PD ne Mallakaster.
Lexoni mesazhin e qytetari dixhital. sb
Pershendetje! Une jam (anonim) dhe dua t’ju tregoj te gjithe shqiptareve ndermjet jush sesi u be manipulimi i votave ne Mallakaster. Komisioneret e PS i nxoren votat e Partise Demokratike te pavlefshme vetem duke bere nje kryq tek LSI dhe Levizja per Ndryshim. Votat e PD dolen te pavlefshme. Uen isha deshmitar. Fitorja e PD eshte e madhe por te “ripjellurit” garantuan nje proces kaosi, revolte, pandershmerie dhe mbi te gjitha te padrejte dhe fiktiv. Mallakastra fiton por votat Armela Malaj i nxorri te pavlefshme me qellim. Faleminderit!