Lajme nga vendi
Del para gjykates 24 vjeçari qe vrau “Padrinon e droges”
15 Mars, 2021 | 12:48 pm
Del para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, 23 vjecari Ernejt Shyti, i arrestuar dy ditë më parë, për vrasjen e Behar Sofisë, në mes të Tiranës. Me kokën ulur, i heshtur 24 vjecari është ulur sot në bankën e të akuzuarëve në Gjykatën e Tiranës, sic shihet në videon e siguruar për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodjana Lala. Për 4 të arrestuarit organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.
Sipas hetimeve të deritanishme, Behar Sofia që konsiderohet nga Policia e Shtetit si “baron i drogës” është vrarë për shkak të konflikteve të hershme për trafikun e heroinës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë dhe më pas në vendet e BE.
Policia dhe Prokuroria është vënie në ndjekje të një grupi shumë të fuqishëm kriminal me të cilin Behar Sofia edhe pse ishte tërhequr nga aktiviteti kriminal dhe mbante një profil të ulët publik kishte hesape të pambyllura.
Në informacionet që prokuroria disponon ka dhjetëra pamje filmike të kamerave të sigurisë ku shfaqen personat e dyshuar duke kontaktuar me njeri-tjetrin dhe duke bërë plane për ekzekutimin e Behar Sofisë. Ka pamje filmike të Skënder Vathit, ka lëvizje të automjetit të tij që është vëzhguar pas ngjarjes nga policia, ka deklarime nga vëllai binjak i Ernejt Shytit, të nënës së tij, deklarime të një pjesëtari të komunitetit rom, i cili është shoqëruar si i dyshuar dhe liruar më pas, i cili ka dhënë detaje rreth identitetit të autorit.
Ka qeliza telefonike që provojnë faktin që personat e arrestuar janë takuar gjatë një muaj para se të kryhej vrasja, në disa vende të ndryshme. Po kështu ka pamje filmike të lëvizjeve të Xhuliano Vishës dhe Ernejt Shytit nga Tirana në drejtim të Krrabës dhe ndërkohë ka dhe lëvizje të tyre me autobusë të linjës. Janë të gjitha provat që në harmoni me njëra-tjetrën pohojnë katërcipërisht faktin se Ernejt Shyti është autori i ngjarjes, por dhe ai vetë e ka pranuar.
Ka të gjitha provat se ky grup i strukturuar kriminal, nën organizimin e Skënder Vathit dhe bashkëpunim të Xhuliano Vishës që ka rekrutuar Ernejt Shytin por dhe të Leonar Xhixhës kanë ekzekutuar Behar Sofinë.