Kryefjala Logo

Deklarata e Yuri Kim për Sali Berishën,Basha vazhdon të heshtë

10 Nëntor, 2021 | 6:14 pm

 

 

Ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi një ditë më parë distancim të qartë të Partisë Demokratike nga ish-lideri i saj historik Sali Berisha, të cilit Departamenti i Shtetit, dy muaj më parë, vendosi që t’i ndalojë hyrjen bashkë me familjen në territorin amerikan, pasi e përfshiu në kategorinë e zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë.

Pas takimit me Bashën në selinë blu, ambasadorja amerikane shkoi dhe më tej me komentet e saj, kur u shpreh se “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një
njeriu”.

Pak orë pas deklaratës së fortë, erdhi reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai e cilësoi deklaratën e Kim si fyese, ndërsa shprehej i prerë nuk do të pengohet nga asgjë për të marrë mandatin e deputetit në shtator.

“Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu përmendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshëm. Lidhur me keto deklaroj sa vijon:

Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptar ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve”, thuhej ndër të tjera në reagimin e parë të Berishës.

Ndërkohë, pas kërkesës së drejtpërdrejtë të ambasadores Kim, deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga PD apo vetë kryedemokrati Basha.
Madje, dje, Zëri i Amerikës kërkoi një reagim nga Partia demokratike lidhur me komentet e zonjës Kim, por nuk mori asnjë përgjigje.

Të ngjashme