Kryefjala Logo

Dalin detaje të reja nga humbja e vajzave në Tiranë, mashtruan familjarët që do shkonin tek njëra tjetra

3 Janar, 2021 | 7:39 pm

Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se dy vajza ishin larguar nga banesat e tyre më datë 1 janar dhe nuk ishin kthyer më.
Adoleshentet kishin mashtruar tek familjet e tyre që do të shkonin tek shtëpitë e njëra tjetrës për ti uruar vitin e ri dhe nga ai moment nuk ka më asnjë informacion për to.
Shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën. U bë shpallja në kërkim dhe punohet për gjetjen e tyre. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, bëri me dije më herët policia.
Në orët e drekës, pasi kanë parë mungesën e tyre të gjatë, prindërit i kanë marrë në telefon, por të dyja vajzat i kanë pasur të fikur.
Njëra nga vajzat raportohet se ka marrë një shumë parash që kishte mbledhur për festa dhe disa rroba dhe më pas është larguar nga banesa.
Policia ka kontrolluar sistemin TIMS, por nuk rezulton që vajzat të kenë dalë jashtë territorit shqiptar.

Të ngjashme