Kryefjala Logo

“Chernobyl 1986″, historia tragjike dhe dështimi total i shtetit autokratik”

4 Maj, 2021 | 7:24 pm

Nga prof Kristo Muzaka

27 Prill 1986, data famekeqe dhe tragjedia e shperthimit ne reaktorin e Chernobyl qe la pasoja te tmerrshme dhe qe ndihen edhe sot ne 2021. Tragjedia njerezore qe erdhi si pasoje e makuterise dhe veprimeve idioteske te eksperteve te Kremlinit. Duken të largëta ditët e muajit prill 2020s, kur nëçdo outlet mediatik kombëtar dhe ndërkombëtar, u bë jehonë për “ndihmën e madhe” dhe” bujarinë e jashtëzakonshme” të Moskës ndaj shteteve të prekura nga pandemia e koronavirusit. Të gjithë e mbajnë mend dhe shfaqjen më pompoze të të gjitha këtyre akrobacive dhe piruetave përpara spektatorëve perëndimor, që rivalizojnë edhe skenarë të filmave më të bukur dramatik të Hollywood, kur në Itali u dërguan ndihm dhe rreth 100 mjek nga Rusia, për t’i ardhur në ndihmë njërit prej vendeve më të prekur nga pandemia.

Sikurse pritej dhe është e zakonshme për një regjim totalitar, “denoncuesit” u vendosën në qendër të investigimeve. Historia perseritet dhe do te perseritet nese vendet si Shqiperia do te afrohen me sistemet totalitare e modellin shtypes se regjimit putinian.

Nuk është hera e parë që Rusia bën përpjekje për të fshehur të dhënat për fenomene me pasoja të frikshme, brenda territorit te saj por dhe kudo ne bote. Gjatë historisë së vet, Rusia ka patur raste të panumërta të fshehjes të problemeve dhe tragjedive nga ana e zyrtarëve të saj, sepse kur ekziston vetëm një udhëheqës i përhershëm – parti ose individ – dështimi nuk mund të pranohet, dhe gabimet duhet të fshihen. Shembulli më eklatant i këtij lloj mentaliteti ishte fshehja e aksidentit bërthamor më të rëndë në histori, Çernobili i 26 prillit 1986. Autoritetet sovjetike u munduan ta mbanin të fshehtë aksidentit katastrofik dhe vetëm kur nivelet e larta të radioaktivitet filluan të përhapeshin në gjithë Europën, kaluan nga mohimi total tek pranimi i një mini-incidenti, por ndërkohë kishin filluar evakuimin e mijëra njerëzve.

A po përballet sot Rusia me një Chernobyl të 2?? Pasi COVID 19 po shkakton më shumë vdekje se sa deklarohet zyrtarisht?

Përpjekjet për të mbuluar katastrofën e 1986-ës, ishin edhe një ndër arsyet e rrëzimit të BSS, 5 vite më vonë, si rezultat i humbjes së besimit të popullsisë tek regjimi dhe liderët sovjetikë, të cilët stimuluan katastrofën përmes neglizhencës dhe nuk bënë përpjekje për të nxjerrë vendin nga recesioni ekonomik.

Ky model i të vepruarit gjatë një krize duket se është trashëguar nga udhëheqësi aktual i Kremlinit dhe i mëkëmbësve të tij. Manovrat censuruese e konspirative të Kremlinit vazhdojnë akoma: betem 3 mujorin e pare te 2021 jane arrestuar, debuar me dhjetera diplomate rus nga vende te Europes. Madje edhe miqte e Kremlinit si Italia, Bullgaria zbuluan veprime te njeanshme dhe armiqesore te sherbimeve sekrete ruse. Përveç. Protestat ne favor te liderit opozitar Navalny dhe , presioni se kriza e pandemisë mund të rrëzojë qeverinë ruse njësoj sikurse ndikoi shpërthimi i Cernobilit në përshpejtimin e rrëzimit të regjimit sovjetik, e tremb Putin.

Përqendrimi i Presidentit Putin në rikuperimin e pozitës së Rusisë si një fuqi e madhe ka qenë në kurriz të investimeve socio-ekonomike, duke e lënë sistemin shëndetësor të vendit në një situatë katastrofike dhe po bëhet e dukshme në vështirësitë që po has në menaxhimin e krizës. Popullariteti i tij ka rënë në nivelin më të ulët që kur u bë president në vitin 2000. Kriza ekonomike që po pason atë shëndetësore po nxjerr në pah akoma dhe më shumë keqadministrimin e të ardhurave financiare buxhetore.

Kjo është periudha më e vështirë, gjatë 20 viteve “mbretërim”, që presidenti Putin po kalon dhe prandaj, ndryshe nga homologët e tij në vendet demokratike që janë transparent në vështirësitë që po hasin me krizën, reagimi i tij i parë, në mënyrë instiktive, ishte mohimi i ekzistencës së një krize. Shqiperia nuk pajtohet dhe nuk mund te ndjeke kurre modellin shovenist stalinist e putinian pasi ajo bote e erret nuk i perket as popullit te vuajtur rus e jo me vendeve te tjera demokratike. E gjithe bota duhet ti thote jo veprimeve te agresionit rus qe te mos kemi tragjedi chernobyli tjeter dhe rreziku do jete i pranishem pasi Kremlini mbjell dhe shperndan vetem erresire kudo ku shkel.

Të ngjashme