Kryefjala Logo

Çfarë po ndodhë? Pas Elbasanit, plas arma edhe në Korçë

11 Maj, 2021 | 11:01 pm

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur të martën mbrëma tek zona e Pazarit në Korçë. Rrethanat nuk janë ende të qarta.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa mësohet se ka marrë një plumb. I lënduari thuhet të jetë nga Pogradeci.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme