Kryefjala Logo

Çfarë po ndodh tek zyrat e FRD-së, Meta përplaset fizikisht me policinë: Do ju çoj në burg

12 Mars, 2021 | 1:52 pm

 

Policia bashkiake ka rrethuar mëngjesin e sotëm zyrën e FRD-së dhe do të nxjerrë stafin nga aty, me pretendimin se godina është pronë e Bashkisë së Tiranës.

Burime bëjnë me dije se kësaj force politike i janë prerë dritat, ndërkohë që zhvillimi në fjalë vjen vetëm pak ditë pasi kjo forcë politike kaloi në opozitë, duke bërë koalicion me Lulzim Bashën.

Policët Bashkiakë që qëndrojnë në hyrje të godinës, pretendojnë se ajo është në pronësi të Bashkisë, por nuk japin sqarime se kush ka dhënë urdhër për rrethimin e saj.

Kjo duket si një hakmarrje që po bëhet ndaj FRD-së, pasi kjo forcë politike prej shumë kohësh qëndronte në këtë godinë, dhe askush nuk ishte kujtuar për lirimin e saj.

Tensionohet situata tek zyrat e FRD-së që Erion Veliaj po tenton t’i nxjerrë jashtë.

Në ambientet e zyrave të FRD-së ka mbërritur dhe vetë presidenti Ilir Meta, i cili i ka nxjerrë jashtë policët e bashkisë.

Të ngjashme