Lajme nga vendi
Çfarë është RYCO dhe qëllimi i saj në Shqipëri
4 Janar, 2021 | 4:34 pm
Zyra Rajonale për Bashkëpunimi Rinor, e njohur si RYCO, është një organizatë ndërkombëtare dhe ndërqeveritare e themeluar nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) me qëllim promovimin e bashkëpunimit rajonal nëpërmjet shkëmbimeve rinore.
Për të na shpjeguar më shumë rreth RYCO kemi zhvilluar një intervistë me drejtuesin e degës lokale të RYCO në Shqipëri zotin Kreshnik Loka
Intervistë me drejtuesin e Degës lokale të RYCO në Shqipëri
- Çfarë është Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor?
Zyra Rajonale për Bashkëpunimi Rinor, e njohur si RYCO, është një organizatë ndërkombëtare dhe ndërqeveritare e themeluar nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) me qëllim promovimin e bashkëpunimit rajonal nëpërmjet shkëmbimeve rinore (youth exchanges). Marrëveshja për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor u nënshkrua në Paris në 2016-tën, nga gjashtë kryeministrat në fuqi të rajonit, për të rritur dhe përforcuar bashkëpunimin mes të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, RYCO promovon pajtimin, tolerancën, paqen, bashkëpunimin dhe dialogun rajonal përmes mbështetjes dhe financimit të projekteve që bashkojnë të rinjtë e Ballkanit Perëndimor.
- Cili është qëllimi i saj?
Qëllimi i RYCO-s bazohet në mënyrë direkte në punën për një rajon më të mirë ku bashkëpunimi, paqja, dhe toleranca mbizotërojnë. Vizioni i RYCO-s bazohet në mbështetjen e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë e rajonit. Prandaj, për të arritur qëllimet e vendosura, RYCO mbështet organizatat e shoqërise civile dhe shkollat e mesme në rajon të cilat punojnë me dhe për të rinjtë, ndërmjet thirrjeve për projekt-propozimeve të cilat tërheqin ide inovative dhe rezultojnë në bashkëpunime shumë diverse.
- Ku është e shtrirë kjo organizatë ndërkombëtare?
Seliai RYCO-s ndodhet në Tiranë, ndërkohë që ka një zyrat përfaqësuese lokale në cdo kryeqytetet të rajonit, Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup dhe Tiranë. Pra, RYCO është i pranishëm në cdo vend të rajonit duke mundësuar kështu një kontakt sa më të afërt me të rinjtë dhe aktorë të ndryshëm në Ballkanin Perëndimor. Prezenca e RYCO-s në të gjithë vendet e rajonit mundëson kështu punën në terren dhe me impakt të drejtpërdrejtë, si dhe përfaqësimin më të gjërë të organizatës.
- Cilat janë shtyllat themelore të RYCO?
Në aspektin programatik, RYCO fokusohet në disa shtylla kryesore dhe themelore të cilat janë: mbështetja (grantet) financiare dhe rritja e kapaciteteve të shkollave dhe organizatave në rajon, ndërtimi i paqes, fuqizimi i rinisë, rritja e bashkëpunit rajonal dhe dialogu ndërkulturor.
*Ky përcaktim nuk paragjykon pozicionet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS-së, të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
RYCO ka implementuar deri tani tre thirrje të hapura për projekt-propozime dhe është duke punuar për nisjen e implementimit të thirrjes të katërt. Gjithashtu, RYCO ka suportuar rreth 100 projekte, të cilat kanë ardhur si partneritete midis Organizatave të Shoqërisë Civile dhe shkollave të mesme në rajon. Programet e RYCOs kanë arritur të shkëmbejnë rreth 5000 të rinj nga Ballkani Perëndimor, të cilët kanë krijuar miqësi të reja dhe kanë realizuar iniciativa të përbashkëta për ndërtimin e paqes në rajon.
Pra, temat në të cilat përqendrohen projektet që ne mbështesim janë pikërisht ato që lidhen me misionin dhe punën tonë në rajon: pajtimi, dialogu ndërkulturor, fuqizimi i rinisë dhe pjesmarrja e tyre në procese politike, sociale dhe kulturore.
- Cilat janë përftimet e përfshirjes në këtë organizatë?
Duke u përfshirë në programet dhe iniciativat e RYCO-s, të rinjtë pajisen me aftësi të reja dhe ndihen të gatshëm dhe mirëpërgatitur për të kontribuar në procesin e zhvillimit demokratik, politik, ekonomik dhe social të vendit të tyre. Mbi të gjitha, ata thyjnë tabu, stereotype dhe mposhtin narrativat të cilat përcajnë rajonin tonë dhe krijojnë kështu eksperienca të reja pozitive duke udhëtuar, duke bërë miqësi të reja, duke njohur kultura dhe vende të reja e shumë më tepër. Një nga përfitimet më të vecanta që të rinjte vecojnë është edhe mundësia e mobilitetit, e të udhëtuarit në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor, për disa prej tyre për herë të parë.
Eksperiencat e vecanta, diverse dhe unike të cilat të rinjtë përjetojnë kur bëhen pjesë e programeve dhe shkëmbimeve rinore të RYCO-s janë pikërisht ato që motivojnë ata por gjithashtu na motivojnë dhe ne për të punuar më shumë në iniciativa të ngjashme me dhe për të rinjtë.
- Si të bëhemi pjesë e RYCO?
RYCO është një organizatë githëpërfshirëse dhe e hapur për bashkëpunime me qëllime të përbashkëta. Ne mirëpresim ide të reja dhe innovative të cilat ndihmojnë dhe fuqizojnë të rinjtë e rajonit. Organizatat e Shoqërisë Civile dhe shkollat e mesme në rajon mund të bëhen pjesë e programeve tona duke ndjekur dhe aplikuar në thirrjet e RYCO-s për projekt-propozime. Gjithashtu ne mbështesim incitiativa dhe bashkëpunime të tjera lokale dhe rajonale që i afrohen misionit tonë. Momentalisht ne jemi duke punuar mbi një skemë të vullnetarizmit rajonal e cila do të tërheqë dhe përfshijë akoma më shumë të rinj nga mbarë rajoni. Planet dhe misioni ynë nuk do të ishin të mundur pa të rinjtë aktivë dhe të fuqizuar të Ballkanit Perëndimor, ndajne jemi gjithmonë të hapur për ide të reja dhe inovative, dhe bashkëpunime që do të ndërtojnë paqe dhe dialog ndërkulturor në rajon.
Një ndër projektet e mbështetura financiarisht nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor:
“Western Balkans Youth Together for a Shared Future”
Një ndër projektet e mbështetura financiarisht nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes (UNPBF) është edhe projekti i titulluar “Western Balkans Youth Together for a Shared Future” i implementuar nga Instituti për Demokraci, Media & Kulturë (IDMC) në partnerit me organizata të tjera nga Ballkani Perëndimor.
Qëllimi i këtij projektit ishte që t’u ofronte të rinjve mundësinë e të kuptuarit dhe mësuarit më të mirë të së kaluarës dhe pasojave të regjimeve totalitare në rajon përmes vizitave studimore e kulturore në ish-kampet e internimit, ish-burgjet politike, kampet e punës, vendet e përkujtimit si edhe muzetë e secilit vend, ku të rinjtë patën mundësinë të mësonin dy këndvështrime, atë të burimeve të dorës së parë – dëshmitarët bashkëkohorë, dhe nga ana tjetër atë të ekspertëve të fushës si edhe historianëve.
Për shkak të pamundësisë për të udhëtuar dhe vizituar këto vende fizikisht si pasojë e Covid-19, të rinjtë i ndanë reflektimet dhe përvojat e vizitave në vendin e tyre nëpërmjet shkëmbimeve virtuale ku ata ndanë edhe dhjetëra materiale, video, foto, intervista e histori të përjetuara nga të mbijetuar. Produkt i këtij projekti është edhe një revistë e cila paraqet këndvështrimin dhe eksperiencën e 24 të rinjve pjesëmarrës nga 6 vendet e Ballkanit.
Linku për ta aksesuar revistën: https://www.idmc.al/assets/wbyfutureweb.pdf
Nëpërmjt kësaj eksperience, përmes temave dhe personazheve që të rinjtë zgjodhën si dëshmitarë autentikë të historisë së shoqërive të tyre dhe rajonit, ata mësuan se nuk mund të ketë të ardhme pa folur për të kaluarën, historinë e kulturën dhe pa reflektuar mbi sfidat e së tashmes dhe të së ardhmes.
Marjena Sallaku, një nga të rejat pjesëmarrëse nga Shqipëria në projekt shprehet:
“Në fillim isha shumë skeptike për organizimin virtual të projektit, prekjen e temave kaq sensibël për ne dhe marrëdhënien me pjesëmarrësit e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por tanimë jam shumë e lumtur të tregoj që kam krujuar miqësi shumë të mira me gjithë të rinjtë nga rajoni. Ky projekt bëri të mundur të kuptojmë rëndësinë e lidhjes me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen si edhe rëndesinë e përfshirjes së të rinjve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë!”