Kryefjala Logo

Burg dy vëllezërve për ekzekutimin e biznesmenit

10 Nëntor, 2021 | 12:52 pm

Ditën e sotme kanë dalë përpara Gjykatës së Posaçme dy vëllezërit, Rrushi të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i “varrosur”, mbuluar me zhavorr në Malin e Dajtit ditën e shtunë.

Fredi dhe Pajtim Rrushi përpara trupit gjykues kanë mohuar akuzat, por megjithatë janë lënë në burg pa afat pas akuzave të ngritura nga prokuroria.

Fredi Rrushi akuzohet se e mori në makinë biznesmenin, e vrau dhe e dërgoi në Dajt, ndërsa vëllai i tij, Pajtimi e ndihmoi për të zhdukur “Passat”-in.

Dy provat kryesore për të “gozhduar” vëllezërit, arma e krimit dhe makina me të cilën transportoi biznesmenin ende nuk janë në duart e hetuesve.

Motivi i krimit ende nuk dihet, dyshimet janë dy; prishje e pazareve të drogës dhe borxhet.

Të ngjashme