Kryefjala Logo

Breshëri të shtënash,2viktima,miq të ngushtë të Vis Martinaj

13 Nëntor, 2021 | 9:42 pm

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit.

 

Erigers Mihaso dhe Armando Dumani janë viktimat e atentatit me breshëri kallashnikovi.

Ata kanë qenë duke udhëtuar në automjetin tip Audi A 8, në momentin kur ata janë bërë shënjestër e plumbave. Burimet bëjnë me dije se atentatorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Erigers Mihasi nuk është një emër i panjohur për policinë. Tre vite më parë u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok.

Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.

Në qershor të vitit të kaluar Erigers Mihasi u shpall në kërkim nga policia në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në Yrshek në banesën e Gëzim Harokut. Sipas grupit hetimor armët ishin përdorur në një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në kryeqytet, në Durrës, Sarandë dhe në Shkodër.

Të ngjashme